Berisha nuk luan sonte ndaj Spanjës

31 mars 2021 | 15:26

Valon Berisha as sonte nuk do të mund t’i ndihmojë Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen ndaj Spanjës.

Kjo është konfirmuar për “Sporti në Klan Kosova” nga drejtori sportiv te Kosova, Muharrem Sahiti.

Mesfushori i Reimist shkaku i lëndimit kishte munguar edhe në ndeshjen e së dielës ndaj Suedisë. Ndryshe, ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “La Curtuja” në Sevillë.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka bërë…