Ambasada e Kosovës në Lubjanë pezullon punën me palë shkaku i Covidit

31 mars 2021 | 15:44

Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Lubjanë ka pezulluar punën me palë për 10 ditët e ardhshme për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike dhe masave të marra nga Qeveria e Sllovenisë.

Në njoftimin për medie, ambasada ka treguar se gjatë orarit të punës, Shërbimi Konsullor është i qasshëm përmes telefonit dhe postës elektronike.

Njoftimi i plotë i Ambasadës:

Njoftim urgjent nga Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Lubjanë

Për shkak të situatës së përkeqësuar epidemiologjike dhe kufizimeve e masave të miratuara nga Qeveria e Republikës së Sllovenisë, Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Lubjanë do të pezullojë punën me palë nga data 1 deri më 11 prill 2021.

Gjatë orarit të punës, Shërbimi Konsullor është i qasshëm përmes telefonit dhe postës elektronike.

Për raste urgjente, dërgoni një e-mail me një përshkrim të çështjes dhe një shpjegim të arsyeve për trajtim/shqyrtim urgjent të çështjes konsullore në: [email protected] ose na kontaktoni përmes numrit të telefononit: 01 541 541 2 apo 031 465 221 dhe ne do t’ju informojmë për opsionet e mëtejshme.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Republikën e Sllovenisë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menaxhmenti dhe punëtorët e Termocentralit Kosova B janë angazhuar gjatë…