Pesë klube në garë për Agueron

31 mars 2021 | 16:25
Sergio Aguero njoftoi se po largohet nga Manchester City si një lojtar i lirë, kështu që Interi, Paris Saint-Germain, Juventusi, Chelsea dhe Barcelona janë emëruar si destinacione të mundshme.
Reprezentuesi i Argjentinës mbush 33-vjeç në qershor dhe do të largohet nga “Etihad” pas një dekade të mbushur me trofe.
Sipas mediumit “Footmercato” në Francë, agjenti i Agueros tashmë ka marrë pesë oferta zyrtare për kontratë me klientin e tij. Aguero bëri vetëm 14 paraqitje konkurruese në Manchester City këtë sezon, duke shënuar tre gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur të…