Kurti takon ambasadorin turk, flasin për eliminim të disa barrierave ekonomike

31 mars 2021 | 16:33

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, me të cilin kanë biseduar për eleminimin e disa barrierave ekonomike  që do të lehtësonin investimet dhe shkëmbimet.

“Ambasadori Sakar e ka uruar kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe ka ritheksuar vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe kultivimin e mëtejmë të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve. Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin për urimet dhe për përkrahjen e  vazhdueshme të Turqisë përgjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit nëpër të cilat ka kaluar Kosova.  Në takim u bisedua edhe për mundësinë e eliminimit të disa barrierave ekonomike që do të lehtësonin investimet dhe shkëmbimet”, është thënë në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me kërkesën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,…