Milaim Zeka: Gjasat janë që Abdixhiku të votojë kundër Vjosa Osmanit

31 mars 2021 | 23:38

Gazetari Milaim Zeka ka folur rreth çështjes së zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente.

Zeka në DTP te Fidani në T7 tha se ka gjasa që edhe vetë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku të votojë kundër Vjosa Osmanit.

“Përderisa votimi është i fshehtë nuk mundet askush me e ditë e me e imponu votën. Gjasat janë që edhe Lumir Abdixhiku mundet me votu kundër Vjosa Osmanit. PO bëhet luftë me i prish matematikat e Albin Kurtit. Matematikat e Kurtit janë me e bë Vjosa Osmanin presidente”, tha Zeka.

Ai shtoi se nëse ALbin Kurti e çon vendin në zgjedhje dhe nëse opozita e bind elektoratin se Kurti don vetëm kaos, ai mundet me pësu disfatë të jashtëzakonshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e LDK-së ka vendosur që do të qëndrojnë në…