FMN: Vaksinimi kundër Covid-19 përmirësoi perspektivën e ekonomisë botërore

01 prill 2021 | 08:58

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva ka thënë se ka një përmirësim në perspektivën e ekonomisë botërore falë planeve të rimëkëmbjes dhe vaksinimit kundër Covid-19.

Megjithatë Georgieva paralajmëroi për rreziqet e një rimëkëmbjeje të pabarabartë midis vendeve.

“Ne presim një përshpejtim të mëtejshëm të rritjes”, tha Georgieva në një fjalim.

Sidoqoftë, ajo nuk i bëri të ditura parashikimet e reja të vitit 2021 nga FMN, që do të publikohen më 6 prill.

Duke theksuar “pasigurinë jashtëzakonisht të lartë”, ajo përshkroi “një rimëkëmbje me shumë shpejtësi”, me SHBA-në dhe Kinën që nxisin rritjen botërore dhe vendet në zhvillim që mbeten prapa, një rrezik për të ardhmen e ekonomisë botërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë figura të rëndësishme të protestave pro demokracisë në Hong…