Vazhdon dominimi nga Besa Famgas

01 prill 2021 | 10:40

Egzon Gjuka ka shënuar 10 gola, ndërsa Yll Muqolli ka shtuar tetë të tjerë për ta udëhequr Besa Famgasin drejt një tjetër fitoreje të thellë në Superligën A të Kosovës në hendboll.

Skuadra pejane të mërkurën mbrëma në kryeqytet fitoi bindshëm ndaj Prishtinës me rezultat 39:25. Është pritur rezistencë më e madhe nga Prishtina, por Besa Famgas ishte superiore.

Nga fillimi pejanët kanë nisur shkëputjen në rezultat, ndërsa pjesa e parë përfundoi 19:14 për Besën. Epërsia e skuadrës kampione ka vazhduar të rritet në pjesën e dytë dhe në fund ishte 14 gola.

Besa Famgas ka fituar 25 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 50 pikë. Besa prej pozitës së parë edhe do të startoj në plejof. Ndërkohë Prishtina është e dyta me 39 pikë.

Të mërkurën u luajt edhe një ndeshje tjetër e javës së 25-të të Superligës A. Në Mitrovicë, Trepça fitoi ndaj Drenicës me rezultat 26:19. Trepça është e treta me 28 pikë, kurse Drenica e gjashta me 16 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique, pas ndeshjes ka…