![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/04/p.jpg)
Mjekët dhe infermierët e Shërbimit Shëndetësor të Policisë marrin vaksinën kundër Covidit
Në Kosovë tashmë ka arritur 24 000 doza të vaksinave anti Covid.
Të mërkurën mjekët dhe infermierët e Shërbimit Shëndetësor të Policisë së Kosovës janë vaksinuar me vaksinën kundër Covid-19.
Me këtë veprim ata dhanë mesazhin se “duke u vaksinuar ju mbroni veten dhe të tjerët, dhe se vaksina është mjet i rëndësishëm për të ndihmuar parandalimin e virusit”.
Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës (DSHSh) ka hartuar planin e veprimit për vaksinimin e personelit policor me rrezikshmëri të lartë ndaj Covid-19 dhe trajnimin e stafit mjekësor të DShSh-së për aplikimin e vaksinimit, gjithnjë në koordinim me Komitetin për Vaksinim me vaksinë kundër Covid-19 në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.
Aktualisht, raste aktive me Covid në Kosovë janë 13 804.
Deri më sot nga Covidi në Kosovë kanë vdekur 1 872 persona. /Epoka e re/