S’ka prova për të vërtetuar fajësinë e të akuzuarve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

01 prill 2021 | 12:05

Avokati Arianit Koci, i cili mbron deputetin Pal Lekaj në rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, ka kërkuar që procesi gjyqësor në këtë rast të përfundojë sa më shpejtë.

Ai pas përfundimit të seancës ka thënë para medieve se s’ka arsye të zgjatet më shumë ky proces, duke shtuar se s’ka prova për të vërtetuar fajësinë e të akuzuarve.

“Nuk ka arsye që të zgjasë kjo procedurë dhe duhet të përfundojë sa më shpejtë, pasi që ka thënë se pesë vite janë në pyetje. Ne nuk jemi të kompletuar më prova dhe nuk ka asnjë ekspertizë. Unë dyshoj që këtu mund të provohet fajësia e të akuzuarave”, ka thënë Koci.

Në gjykatën Themelore të Prishtinës – Departamenti i Krimeve të Rënda të enjten është mbajtur seanca kundër Albulena Haxhiu, Pal Lekaj, Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu të cilët akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City ka shprehur interesim për sulmuesin e Tottenhamit, Harry…