City e sheh Kanen si zëvendësues i Agueros

01 prill 2021 | 12:05

Manchester City ka shprehur interesim për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.

Mediumet angleze kanë raportuar se trajneri i Cityt, Pep Guardiola, ka kërkuar që gjatë afatit kalimtar të verës transferimin e reprezentuesit të Anglisë. Guardiola po e sheh Kanen si zëvendësim ideal për Sergio Agueron, i cili do të largohet nga City në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata.

Kartoni i Kanet vlerësohet mbi 100 milionë euro, kurse 27-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, sot ka marrë…