Behgjet Pacolli: Mjedisi i Kosovës është shkatërruar në mënyrë të shfrenuar

02 prill 2021 | 13:49

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), deputeti, Behgjet Pacolli përmes një postim në llogarinë e vet në “Facebook” ka reaguar lidhur me mjedisin e ndotur në rrugën më të ngarkuar Prishtinë-Mitrovicë.

“Sigurisht që nuk është një imazh i mirë për Prishtinën, që në aksin kryesor të rrugës më të ngarkuar (Prishtinë-Mitrovicë), para Ambasadës së re të ShBA-ve dhe para varrezave të tolerohet kjo deponi e mbeturinave. Unë nuk e di se ku qëndron problemi, por një gjë është e sigurt, mjedisi i Kosovës është shkatërruar në mënyrë të shfrenuar në të gjitha aspektet duke filluar nga ajri i ndotur, fushat e hapësirat gjithandej të shndërruara në deponi, ujërat e helmuara e deri te shkatërrimi i maleve. Zot, ruaje ambientin e Kosovës nga shkatërruesit”, ka shkruar Pacolli.

May be an image of outdoors

May be an image of road

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot në orën 16:00.…