Artane Rizvanolli: Nuk përzihemi në kompetencat e ZRRE-së

02 prill 2021 | 14:10

Ministria e Ekonomisw Artane Rizvanolli, në kuadër të së cilës bie edhe dikasteri i energjisë, ka thwnw se ndër problemet kryesore të sektorit të energjisë është mungesa e bordit të kompletuar të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Ajo ka deklaruar se kompletimi i këtij bordi është prioritet i Qeverisë dhe ministries qw ajo e drejton, ndërsa nënvizoi se procesi i liberalizimit të tregut është kompetencë e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. “Ne nuk do ti themi asgje për këtë, kjo është kompetencë e tyre. Ata janë rregullator i pavarur dhe nuk na takon neve si qeveri të ju themi atyre dicka për këtë punë’, ka thënë Ministrja Rizvanolli.

Ajo tutje ka shtuar se është në kompetencë të ZRRE-së të largojë barrierat për furnizuesit e ri, ndërsa ‘bulk supply agreements dhe publikimi i profileve të standardizuara të ngarkesës’ janë ndër barrierat kryesore. “Natyrisht, edhe procesi i bashkimit të tregut energjetik në mes të Shqipërisë dhe Kosovës do të ndihmojë këtë proces, duke qenë se të gjithë furnizuesit do të kenë mundësi që përmes bursës të blejnë energjinë e tyre në kushte më konkurruese, që do të duhej të ndikonte në çmime më të lira për konsumatorët fundorë’, ka deklaruar Rizvanolli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, ka konfirmuar për “Radion Evropa…