Zidane: Askush nuk është fajtor për lëndimin e Ramosit

02 prill 2021 | 14:46

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka pësuar një lëndim tjetër në ndeshjen kualifikuese kundër Kosovës dhe tash rrezikon të mos paraqitet në ndeshjen e “El Clasico”-s kundër Barcelonës dhe ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Zinedine Zidane ka thënë se askush nuk është fajtor për lëndimin që pësoi kapiteni Ramos.

“Këtu askush nuk ka faj, as kombëtarja dhe as Real Madridi. Ky është futbolli. Fatkeqësisht, ndonjëherë gjërat ndodhin. Ato kanë ndodhur shumë herë këtë sezon, jo vetëm për ne, por për të gjitha ekipet. Është pjesa e futbollit që nuk na pëlqen, por janë gjëra që ndodhin dhe ne duhet t’i pranojmë. Askush nuk ka faj. Ajo që duam për Sergio është që të rikuperohet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Ramos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se në orën 15:00 do…