Ndryshimi i ligjit zgjedhor pa diskutim, tendencë e një qeverisje autoritare

02 prill 2021 | 16:09

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka kundërshtuar kërkesën urgjente të Lëvizjes Vetëvendosje për  ndryshimin  i ligjit zgjedhor.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se loja e LV-së për të kontrabanduar ndryshime të ligjit zgjedhor pas asnjë diskutim, është tendencë e një qeverisje autoritare.

“Loja për të kontrabanduar ndryshime të ligjit zgjedhor, me ketë urgjencë,në këto momente edhe  pas asnjë diskutim e imput gjithëpërfshirës, është tendencë e një qeverisje autoritare. Tendencë e cila shkelë parimin ‘’sundimi  i shumicës duke garantuar të drejtat e pakicës”. Nisje jo e mirë e kësaj shumice  për të përdor numrat si instrument të arrogancës dhe disiplinimit të pakicës”, ka shkruar Kryeziu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten, Greqi e akuzoi Turqinë se po dëshiron të…