Kosova do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Maqedoninë e Veriut

02 prill 2021 | 16:13

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave gjatë këtij muaji do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Maqedoninë e Veriut.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se “dardanet” do të udhëtojnë në Shkup më 6 prill, derisa miqësoret do t’i luajnë më 8 dhe 11 prill.

“Përzgjedhësja Afërdita Fazlija për këto dy miqësore do t’i ketë në dispozicion vetëm dy lojtare që luajnë jashtë, derisa pjesa tjetër e lojtarëve do të jenë nga klubet vendore”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetaei i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bedri…