Ky është çmimi i Lukakut

02 prill 2021 | 16:29

Në futboll të gjithë e kanë një çmim. Nuk ka rëndësi nëse je lojtari më i rëndësishëm në skuadër, siç është Romelu Lukaku për Interin.

Në fakt, sipas “Corriere dello Sport”, klubi zikaltër i ka treguar të gjithë të interesuarve për sulmuesin belg se sa është vlera e kartonit të tij. Behët fjalë për 120 milionë euro. Merre ose lere, pasi te Inter nuk kanë ndërmend të ulen në tavolinën e bisedimeve nëse nuk je i gatshëm të paguash këtë shifër.

Megjithëse duket e vështirë që Antonio Conte të pranojë shitjen e futbollistit më të rëndësishëm, e përditshmja italiane e mbështet bindjen e saj te kriza financiare e klubit zikaltër, që në bilancin e fundit llogarit një deficit nga 130 deri në 140 milion euro.

Por nga ana tjetër, vendosja e një çmimi kaq të lartë në një moment krize për botën e futbollit të shkaktuar nga pandemia, mund të përkthehet edhe si një mbrojtje për sulmuesin. Klube si Manchester City apo Barcelona kanë shfaqur interes për Lukakun, por vështirë që t’i afrohen pretendimeve financiare të Interit. Por nëse kjo ndodh, sigurisht që zikaltërit do të pranonin të nisnin tratativat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten është mbajtur takim koordinues, analizues rreth rasteve të…