Reagon Nisma: Ndryshimi pa konsensus i Ligjit për zgjedhjet, tendencë për ta kapur shtetin

02 prill 2021 | 16:31

Nisma Socialdemokrate i ka reaguar Lëvizjes  Vetëvendosje lidhur me iniciativën për ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Sipas Nismës, ky ndryshim i këtij ligji pa konsultim paraprak me të gjitha partitë politike, pozitë e opozitë, dëshmon se Vetëvendosje, nuk e ka prioritet pandeminë, demokracinë por as zhvillimin.

“Amandementimi i Ligjit për zgjedhjet pa konsensus mes të gjitha partive politike pozitë dhe opozitë dëshmon që Vetëvendosje nuk e ka prioritet as pandeminë, as demokracinë dhe as zhvillimin ekonomik të vendit! Ky veprim përbën një presedan të rrezikshëm për demokracinë dhe stabilitetin institucional në Republikën e Kosovës! Përmes këtij veprimi Vetëvendosje shpërfaqë hapur tendencën për të kapur në tërësi shtetin!”, është thënë në reagimin e Nismës Socialdemokrate.

Sipas Nismës, përmes këtyre ndryshimeve Vetëvendosje për të fituar pak më shumë vota nga mërgata do t’i hapë rrugën që Lista Serbe të merr më shumë se 10 mandate të rezervuara.

“Sepse, përmes këtyre ndryshimeve do të hapet rruga që Lista Serbe me ndihmën e Vuçiqit të mobilizojë numër shumë më të madh të votuesve që jetojnë në territorin e Republikës së Serbisë! Nisma Socialdemokrate shpreh mospajtimin e plotë me këtë veprim me pasoja të mëdha për demokracinë dhe stabilitetin institucional të vendit!”, është thënë në reagimin e partisë që drejtohet nga Fatmir Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në futboll të gjithë e kanë një çmim. Nuk ka…