Iniciativa për ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet, zyrtari i PDK-së kërkon reagimin e Quint-it
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka thënë se vendimi për ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet nga ana e është arbitrar dhe Quint-i duhet të reagojë.
Gjoshi ka shkruar se nuk ka asnjë shembull si ky dhe këtë praktikë e ndjek Putini dhe diktatorët tjerë.
“Në mungesë të gjetjes së vaksinave për qytetarët e Republikës së Kosovës, ky njeri po tenton t’i jap një grusht të rëndë demokracisë së vendit tonë. Ambasadat e Quint-it duhet të alarmohen për paralajmërimet e Albin Kurtit dhe të ndalojnë arbitraritetin e tij për të ndryshuar ligje që prekin të gjithë shoqërinë. Nuk ka askund në botë një shembull si ky, as në procedurën e ndjekur dhe as në përmbajtjen e tij. Vetëm Putini dhe diktatorë të tjerë i kanë ndryshuar ligjet në këtë mënyrë, duke e rrezikuar hapur demokracinë. Në çdo vend demokratik ndryshimi i ligjeve të tilla bëhet me konsensus politik. Ligji për zgjedhjet nuk i takon vetëm një subjekti politik, por është për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Gjoshi në llogarinë e vet në “Facebook”.