Guardiola: Nuk mund të transferojmë Messin, Haalandin apo Lukakun

02 prill 2021 | 17:06

Pep Guardiola ka dhënë një lajm aspak të mirë për tifozët e Manchester Cityt në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Leicester Cityt.

Gjatë ditëve të fundit është folur për Leo Messin, Haaland dhe Lukakun si zëvendësues të mundshëm të Agueros, por Pep ka përgënjeshtruar gjithçka.

“Nuk do të blejmë asnjë sulmues me këto çmime. Është e pamundur. Nuk mund ta përballojmë. Të gjithë klubet janë në vështirësi. Ne nuk bëjmë përjashtim. Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Sot ka më shumë mundësi që të mos marrim një sulmues për sezonin e ardhshëm”, ka thënë trajneri katalanas në konferencë për shtyp.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
03.04.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…