PSD-ja: Kurti po e shantazhon opozitën me zgjedhje

02 prill 2021 | 17:29

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi, ka reaguar pas zhvillimeve politike në vend.

Deklarata e kryeministrit Kurti se mund të shkojmë në zgjedhje nëse nuk zgjedhet presidenti, Nushi ka thënë se është shantazh prej autoritari.

“Shantazhi i Kurtit është shantazh i autoritarit! Togfjalëshi ‘opozite konstruktive’ është eufemizëm për opozitë të shantazhuar me zgjedhje. Pushteti nuk e ka bërë asnjë përpjekje. Ai po pret që opozita t’ia kryej punët. Ata që duhet të jenë konstruktivë janë pushteti i cili kurrë më shumë vota s’ka pasur. T’i përgjigjesh shantazhit të Kurtit me konstruktivitet do të thotë nënshtrim ndaj tendencave autoritare të tij. Të propozosh ndryshim të Ligjit te zgjedhjeve në seancën e parë të një Kuvendi të sapodalë nga zgjedhjet, është shantazh i hapur. Kjo vjen nga arroganca e numrave dhe na kujton pushtetet e kaluara të cilat i kemi luftuar me vetëmohim”, ka shkruar Nushi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bruno Fernandes është një nga lojtarët më të spikatur të…