Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Sindikatës së Judikaturës

02 prill 2021 | 17:37

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me asistenten ekzekutive, Berita Abazi, kanë pritur në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Judikaturës, kryetarin Bahri Jashari, nënkryetarin Hasan Rukovci, si dhe anëtarë të tjerë Besarta Sopa dhe Hajzer Behrami.

Në këtë takim përfaqësuesit e sindikatës kanë adresuar disa kërkesa ku sipas tyre mbetet e rëndësishme nevoja për t’u përfshirë në Pakon e Rimëkëmbjes, si dhe nevoja e hartimit të një ligj që rregullon statusin e punëtorëve të sistemit të drejtësisë.

Duke qenë në pajtueshmëri të plotë me kërkesën e punëtorëve për trajtim të veçantë me ligj, ministrja Haxhiu është zotuar se do të iniciojë së pari konceptdokumentin dhe më pas projektligjin që adreson rregullimin e statusit të punonjësve të administratës së sistemit të drejtësisë duke pasur parasysh nevojën e tij për shkak të diskriminimit të vazhdueshëm të stafit të administratës.

Ministrja Haxhiu është shprehur e gatshme për të dëgjuar dhe respektuar zërin sindikal të punëtorëve dhe çdo herë duke synuar plotësimin e kërkesave për brenda linjës ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Nol Nushi, ka reaguar pas…