Vlora Çitaku: Po më neverit metoda e VV-së për Ligjin e Zgjedhjeve

02 prill 2021 | 21:01

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku ka reaguar pasi qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti miratoi ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në vend.

Çitaku tha se është “neveritur” nga metoda e përdorur për ndryshim-plotësimin e ligjit.

“Nuk po e kontestoj e as diskutoj përmbajtjen e ligjit. Por, po më neverit metoda e përdorur. Pa debat dhe pa asnjë konsultim, as me opozitën e as me shoqërinë civile”.

Njoftimi i plotë:

Ligji për Zgjedhjet është instrumenti më i rëndësishëm për mirëmbajtjen e demokracisë në Kosovë. Pra, pikërisht këtë demokraci në të cilën një parti opozitare fiton në mënyrë të pakontestuar 50% të votave.

Nuk po e kontestoj e as diskutoj përmbajtjen e ligjit. Por, po më neverit metoda e përdorur. Pa debat dhe pa asnjë konsultim, as me opozitën e as me shoqërinë civile.

Kjo nuk është demokraci. Ky është shantazh dhe bullizëm politik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Elmedina Ismajli Universitetet veqohen në bazë të performancës së…