Ligji për Zgjedhje nuk kalon në procedurë të përshpejtuar
02 prill 2021
| 22:21
Me 65 vota pro, 39 kundër është pamundësuar që të arrihet 2/3 e votave të kërkuara që shqyrtimi i ndryshimeve në Ligjin për Zgjedhje të bëhet me procedurë të përshpejtuar.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se ky ligj do të shkojë në procedurë të rregullt.
“Ky projektligj do ta marrë rrugën e tij të shqyrtimit të zakonshëm në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Konjufca.