Molliqaj: Nuk ka as mësim e as fitore për opozitën nëse Vjosa Osmani zgjedhet presidente

02 prill 2021 | 22:54

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se ajo që ndodhi sonte ishte fitore e opozitës. Por, sipas tij, e një opozite që nuk iu nënshtrua shantazhit.

“Ama mbi të gjitha sonte iu dha një mësim opozitës. Një mësim që konstruktiviteti para autoritarizmit i jep udhë këtij të fundit për të kapur shtetin e pushtetin, krejt dhe pa pengesa. I dha mësimin, që e paralajmëruam, që Vjosa Osmani tashmë është shndërruar në instrument të Kurtit. Sonte kjo u vërtetua me mbështetjen që ajo i dha nismës së sotme”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se votimi i mundshëm i Vjosa Osmanit, edhe me kushtin që Kurti e tërheqë ligjin, është nënshtrim brenda qëllimeve të Kurtit.

“Është votim që ia jep Kurtit Presidencën, në mënyrë që ta përdorë si instrument kurdo që t’i duhet. Nuk ka as mësim e as fitore për opozitën nëse Vjosa Osmani zgjedhet presidente!”, ka shkruar Molliqaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben…