![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/02/Besnik-Tahiri-1.jpg)
AAK-ja nuk do të bëjë kuorum për zgjedhjen e presidentit
02 prill 2021
| 23:09
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka quajtur farsë iniciativën e Qeverisë për Ligjin për zgjedhjet, duke thënë se qëllim i saj ishte shantazhimi i opozitës.
Duke folur për mundësinë që shumica parlamentare të thërrasë seancë për votimin e Vjosa Osmanit për presidente, Tahiri ka thënë se AAK-ja nuk do të marrë pjesë në votim e as që do ta bëjë kuorumin.
“Sa i përket kandidatit për president, ne e kemi kandidatin tonë dhe ai është Ramush Haradinaj. Ne nuk do të bëjmë kuorum sa i takon zgjedhjes së presidentit”, ka deklaruar Tahiri.