S’ka kuorum, përsëritet votimi për presidentin
03 prill 2021
| 21:08
Raundi i parë i votimit për presidentin e Kosovës, u përsërit, pasi vetëm 78 deputetë morën pjesë në votim për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.
Në votimin e parë duhet që të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim, në të kundërtën votimi përsëritet.
I njëjti rregull për pjesëmarrjen e 80 deputetëve vlen edhe për raundin e dytë të votimit.
Disa deputetët të LDK-së u panë duke mosvotuar, kur iu erdhi radha. Avdullah Hoti, Driton Selmanaj dhe Agim Veliu nuk kanë votuar.