![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/04/kuvendi-vota-presidenti-1392x1044-1.jpg)
Mbyllet rundi i parë për presidentin, s’ka kuorum
03 prill 2021
| 21:36
Është konstatuar i mbyllur rundi i parë i votimit për zgjedhjen e presidentit.
Në votimin e dytë të raundit të parë kanë marrë pjesë 79 deputetë, një votë më pak se kuorumi i kërkuar.
Në votimin e parë ishin 78 vota.
Sërish tre deputetë të LDK-së: Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj nuk kanë votuar.
Konjufca ka kërkuar pauzë 30 minuta.
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani-Sadriu, e cila në këtë garë, për kundërkandidat do të ketë Nasuf Bejtën.