Mbi 700 profesionistë shëndetësorë morën vaksinën të shtunën

03 prill 2021 | 22:19

Mbi 700 profesionistë shëndetësorë dhe nëpunës të institucioneve shëndetësore publike janë vaksinuar të shtunën me vaksinën ‘AstraZeneca’ kundër Covid-19.

Fushata për vaksinimin e profesionistëve shëndetësor do të vazhdoj me intensitet më të shtuar edhe gjatë ditëve në vijim.

Ekipet e shëndetësore të vaksinimit nga komuna të ndryshme të Kosovës po kryejnë punë të mrekullueshme dhe me profesionalizëm, ndërsa ata po mbështeten nga Komiteti për vaksinim kundër Covid-19, ekipi menaxhues i Qendrës së vaksinimit në “1 Tetori”, UNICEF-i dhe vullnetarët e palodhshëm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur rreth…