Tragjedia e trenit në Tajvan, jep dorëheqje ministri i Transporteve

04 prill 2021 | 13:48

Ministri i Transporteve në Tajvan, Lin Chia-lung, ka dhënë dorëheqjen pasi një aksident hekurudhor ditën e premte ka shkaktuar vdekjen e të paktën 51 personave dhe plagosjen e 200 të tjerëve.

Sipas “CNA”, ministri i ka telefonuar kryeministrin e vendit, Su Tseng-chang, duke i thënë se dëshiron të marrë përgjegjësi për tragjedinë dhe të japë dorëheqjen, shkruan “A2”.

Treni kishte 490 pasagjerë kur pati dalë nga shinat në një tunel në veri të Hualien. Dalja e trenit nga shinat ka bërë që disa vagonë të përplaseshin me muret e tunelit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),…