![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/04/auto_2018-04-28T161857Z_668721022_RC1CA0203200_RTRMADP_3_SOCCER-ITALY-ROM-CHI1524938377.jpg)
Roma “shkel” Chievon, paralajmëron Liverpoolin
28 prill 2018
| 21:56
Roma ka shënuar fitore të thellë ndaj Chievos, 4 me 1, duke i dhënë sinjal të qartë Liverpoolit se çfarë e pret në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Xheko shënoi dy herë për romakët, kurse nga një gol shënuan Shick e El Shaaraëy, kurse për mysafirët Inglese.
Nga minuta e 56 Roma ishte me një lojtar më pak në fushë kur Jesus u ndëshkua me karton të kuq.
Në vendin e tretë Roma ka 70 pikë, e Chievo në vendin e 16 ka 31 pikë.