Juve fiton derbin ndaj Interit

28 prill 2018 | 23:15

Ndeshjen dramatike në San Siro ndërmjet Interit dhe Juventusit e ka fituar kjo e fundit.

Bianconerët arkëtuan tre pikë shumë të rëndësishme për të vazhduar luftën për titull të Serie A, duke fituar 2 me 3, transmeton Koha.net.

Në minutën e 13 Costa kaloi Juven në epërsi pas asistimit nga Cuadrado.

Pas dy minutave Interi mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Vecino u ndëshkua me karton të kuq.

Në pjesën e dytë Interi arriti të përmbysë rezultatin, së pari barazoi shifrat përmes Icardit në minutën e 52, kurse në minutën e 65 Barzagli shënoi autogol për t’i dhënë shpresë Interit se mund të nxjerrë pikë nga ky takim.

Megjithatë kështu nuk menduan Cuadrado e Higuain që u përkujdesën që pikët e plota t’i merr kampioni italian. Ata shënuan në minutat 87 dhe 89 nga asistimet e Dybalas.

Në krye të tabelës Juventusi ka 88 pikë, kurse Interi në vendin e pestë ka 66 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm një hetim i plotë nga ana e Prokurorisë së…