Shemsi Syla pranon detyrën e zëvendësministrit të Mbrojtjes

06 prill 2021 | 13:11

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, Shemsi Syla, është emëruar  zëvendësministrit i Mbrojtjes. Sipas vendimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ai sot ka pranuar detyrën.

Me këtë rast, Syla është pritur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së dhe gjenerallejtënant Rrahman Rama.

“Përvojën e gjatë profesionale ushtarake në detyra dhe përgjegjësi të rëndësishme, njohjen me proceset zhvillimore nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, roli dhe kontributi i zv.ministrit Syla, nga ana e ministrit Mehaj dhe gjeneral Ramës, u vlerësua  shumë i rëndësishëm”, është thënë në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.

Kurse, Syla është shprehur  se me të gjitha kapacitetet e tij intelektuale dhe profesionale si dhe përvojën e tij të gjatë ushtarake do të angazhohet në funksion të realizimit të politikave nacionale të sigurisë në përgjithësi dhe të politikave qeveritare të mbrojtjes në veçanti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe një futbollist i Juventusit është infektuar me Covid-19. Lajmin…