Matthew Palmer sot bisedon online me Ramën, Bashën dhe Metën

06 prill 2021 | 13:16

Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer gjatë ditës së sotme do të zhvillojë biseda online më liderët e politikës shqiptare.

Ambasada e ShBA-së në Tiranë në një postim në mediat sociale bën me dije se biseda e Palmer me Ramën, Bashën dhe Metën do të fokusohet tek zgjedhjet e 25 prillit.

Po ashtu Palmer do të ketë dhe një komunikim dhe kampionët e Reformës në Drejtësi, por dhe me gazetarët.

“Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer do të zhvillojë sot një “vizitë virtuale” në Shqipëri. Ai do të takohet me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit. Zv. Ndihmës Sekretari Palmer do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi. Ai do ta përfundojë vizitën e tij me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA”, është thënë në njoftimin e ambasadës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-eprori i lartë i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, Shemsi Syla,…