Murati priti në takim ambasadorin gjerman në Kosovë JornRohde

06 prill 2021 | 14:33

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë JornRohde, ku kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht për zbatimin e marrëveshjeve që dalin nga marrëveshja kornizë ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij gjerman.

Ambasadori  gjerman JornRohde e uroi Ministrin Murati për detyrën e re dhe gjithashtu shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit gjerman për ndihmë dhe bashkëpunim me institucionet qeverisëse të Kosovës, veçanërisht Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Ndërsa, Murati e falënderoi Ambasadorin Rohde për urimet dhe vizitën dhe e njoftoi atë për planet dhe prioritetet e institucionit që drejton. Gjithashtu e shprehi gatishmërinëe tij dhe të Qeverisë Kurti për të thelluar bashkëpunimin  ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, sidomos në fushën e ekonomisë dhe financave.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se kanë proceduar…