Ambasada e ShBA-së në Kosovë përkrah masat e reja kundër Covidit

06 prill 2021 | 15:00

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë, ka përkrahur masat e reja anti-Covid, të miratuara nga Qeveria e Kosovës.

Kjo ambasadë ka theksuar se masat që janë ndërmarrë nga Qeveria, kanë treguar efektin në kontrollimin e përhapjes së koronavirusit.

“Masat parandaluese si ato të publikuara së fundmi nga Qeveria, janë dëshmuar të efektshme në kontrollimin e përhapjes së Covid-19. Me rritjen e numrit të të infektuarve, përfshirë të rinjtë, është koha të kthehemi te gjërat themelore: vendosni maskën, lani duart, mbani distancën. Ne jemi të gjithë në këtë së bashku”, është thënë në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.

Masat e reja anti-Covid do të hyjnë në fuqi nga nesër (e mërkurë).

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës i ka rënë pishman për një nga…