Mbi 14 mijë raste aktive me Covid në Kosovë

06 prill 2021 | 15:13

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në vendin tonë janë mbi 14 mijë raste aktive me Covid-19.

“Numri total i rasteve pozitive është 94.656 raste nga 451.922 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.934 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 745 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 78.702 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.020”, ka njoftuar IKShPK-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trotuaret në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani” në Ferizaj përgjatë…