Osmani në Prekaz: Sakrifica e familjes Jashari qëndron në themelet e lirisë sonë

06 prill 2021 | 15:38

Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani, pas ceremonisë inauguruese, ka vizituar Prekazin, ku ka bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

Ajo ka thënë se edhe nëse shkohet çdo ditë në këtë vend nuk mjafton për të nderuar sakrificën e familjes Jashari, e cila është kthyer në simbolikën më të madhe të trimërisë, sakrificës dhe vetëmohimit për atdheun.

“Sakrifica e familjes Jashari qëndron në themelet e lirisë sonë dhe si e tillë duhet jo vetëm të kujtohet, por ta përcjellim brez pas brezi dhe të mësohet nga fëmijët tanë, e fëmijët e fëmijëve tanë që të mësohet se ishe pikërisht këtu ku u pagua çmimi më i lartë për lirinë që e gëzojmë. Prandaj, edhe kujtimi i tyre është shndërruar në përjetësi, në udhërrëfyesin e dritën më të rëndësishme në hapat që ne i bëjmë përpara për ta shtyrë shtetin tonë të dashur drejt sukseseve dhe nderimi më i madh që mund t’ia bëjmë të gjithë heronjve dhe atyre që ranë do të jetë nëse punojmë mirë, drejt dhe ndershëm për qytetarët tanë, për ne që i mbijetuam tmerrit dhe gjenocidit të shkaktuar nga shteti serb”, ka thënë Osmani

Në Prekaz, Osmanin e ka pritur kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili i ka uruar sukses dhe shëndet në postin që ka marrë.

“E dimë që vendi ynë ka shumë sfida dhe vështirësi, uroj të ketë unitet në mes të gjithë spektrit politik”,  ka thënë Jashari.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në…