Aksioni në “call center”, ngrihen 2.4 milionë euro

06 prill 2021 | 16:17

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se në aksionin e nisur më 31 mars, nëpër “call center” në Prishtinë e Ferizaj, shuma e parave të ngrira ka arritur në 2.4 milionë euro.

Më 31 mars, Policia e Kosovës kishte nisur aksionin nëpër “call center” nën dyshimet për mashtrim të qytetarëve gjermanë.

Këto para dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, lidhur me veprat penale të “mashtrimit” dhe “krimit të organizuar”.

Pos tyre janë sekuestruar edhe nëntë vetura, janë arrestuar 18 persona, si dhe një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve, serverëve dhe telefonave mobilë e të cilët janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën kryesimin e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka,…