Gnarby infektohet me Covid

06 prill 2021 | 17:43

Serge Gnarby është infektuar me virusin COVID-19.

Një ditë përpara ndeshjes në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain, klubi i Bayern Munich ka njoftuar se lojtari Gnarby ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan lajmi.net.

Ky është një lajm i keq për klubin bavarezë, kjo pasi ata do të jenë pa sulmuesit e tyre kryesorë në këtë sfidë.

Fillimisht është njoftuar se Robert Lewandowski do të mungojë si rezultat i një lëndimi të pësuar në ndeshjet me kombëtare, ndërsa tani edhe Gnarby nuk do të jetë i gatshëm.

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve po përcillen nga shumë lëndime dhe në zhvillimin e tyre po ndikon edhe COVID-19. Kjo pasi edhe Marco Verratti dhe Florenzi do të mungojnë për të njëjtën arsye sikurse Gnarby.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më prill 8 prill në selinë e Federatës së Futbollit…