Lajm i keq për Realin, Varane rezulton pozitiv me Covid

06 prill 2021 | 17:55

Real Madridi do të jetë pa qendërmbrojtësin Raphael Varane për ndeshjen kundër Liverpoolit për shkak se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, ka njoftuar të martën “Marca”.

Dueli mes Real Madridit dhe Liverpoolit, zhvillohet sonte prej orës 21:00 dhe i takon raundit çerekfinal të Ligës së Kampionëve.

Mungesa e Varanes në prag të përballjes me Liverpoolin, i ka shkaktuar telashe trajnerin Zinedine Zidane, i cili do të jetë edhe pa kapitenin Sergio Ramos të lënduar. Bazuar në situatën aktuale, Zidane do të ketë në dispozicion vetëm Nachon dhe Militaon, të cilët pritet të jenë startues në duelin e parë çerekfinal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
N. Sh “Konyroli” N.D.T shpall te pavlefshem qertifikaten e import…