Nesër nis vaksinimi i farmacistëve në Tiranë

06 prill 2021 | 18:10

Ditën e nesërme do të nisë vaksinimi i farmacisteve në Rajonin e Tiranës.

Çdo farmacist që është i interesuar të vaksinohet, duhet të regjistrohet duke plotësuar një formular me të dhënat përkatëse, ku më pas lista do t’i dërgohet qendrave të vaksinimit.

“Të nderuar kolegë, ju njoftojmë se ditën e nesërme nis procesi i vaksinimit për farmacistët e Rajonit të Tiranës. Të gjithë farmacistët që janë të interesuar të vaksinohen, të plotësojnë formularin e mëposhtëm me të dhënat përkatëse, në mënyrë që të hartohen listat që do i dërgohen qendrave të vaksinimit”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4…