Fletarrestim për kryeopozitarin serb

06 prill 2021 | 20:46

Kreu i LDP-së, Ćedomir Jovanoviç ka reaguar pas urdhër arrestit nga Prokuroria Themelore e Beogradit.

Opozitari serb ka bërë me dije se ka marrë vesh lajmin për këtë fletë arresti, por është shumë i interesuar që të dije burimin e informacionit.

“Unë e kam marrë ftesën për seancë dëgjimore dy orë më parë, kështu që jam shumë i interesuar se kush është burimi për atë informacion. Vetëm një orë pasi kam marrë telefonatën për herë të parë, ky lajm shfaqet. Unë nuk kam shmangur thirrjet deri më tani, por, siç e di i gjithë vendi, unë kam qenë në spital herën e kaluar”, ka thënë Jovanoviç në mediat serbe.

Ai pretendon se ka pasur disa raste kohët e fundit që i interpreton si provokime.

“Isha në një takim biznesi kur katër vetura policie u përplasën me sigurinë time, e cila është nga Ministria e Brendshme. Pasi mbajtën të bllokuar gjysmën e Vozdovac për një orë, ata thanë se ishte një gabim. Që kur filloi transmetimi i serialit, “Familja”, Kjo është një dëshirë për të provokuar mua dhe për tu përballur me Vuçiçin, i cili nuk ka asnjë lidhje me atë që ndodhi. Kjo agoni ka vazhduar për muaj, por tani është intensifikuar”, ka thënë Jovanoviç.

Ndër të tjera ai ka thënë se në polici është 24 orë në ditë.

Unë jam me policinë 24 orë në ditë. Kam marrë informacionin përmes mediave që po shmangja gjyqin. Dhe pse do ta bëja këtë kur fitoja të gjitha procedurat në atë çështje më parë administratori i gjykatës”, pyeti Jovanoviç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Policinë e Kosovës sot janë bërë ndryshime në disa…