Moti sot, ftohtë dhe borë

07 prill 2021 | 09:35

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.

Të enjten parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kritikuar mënyrën e zgjedhjes…