Votimi i Osmanit për presidente, Grainca: E dëgjova elektoratin tim

07 prill 2021 | 14:08

Për votën e saj për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, ka folur edhe njëherë Adelinë Grainca, ish-deputetja e PDK-së, i cili tashmë është bërë pjesë e Vetëvendosjes.

Ajo nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” është arsyetuar se nëse vendi do të shkonte në zgjedhje do të zgjatej jeta e pandemisë.

Më tutje, Grainca ka thënë se ka dëgjuar elektoratin e saj, dhe po t’i vinte mundësia do të votonte sërish pa hezitim.

“Mbajtja e zgjedhjeve do të nënkuptonte zgjatje e jetës së pandemisë, përgjigje jo adekuate ndaj rënies ekonomike, dhe si rezultat izolim të Kosovës, jo vetëm për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave por edhe për shkak të pandemisë. Prandaj, unë kam vendosur të dëgjoj elektoratin tim, po të ktheheja mbrapa do të votoja sërish pa hezitim. Njëkohësisht ju falënderoj nga zemra për mesazhet e vazhdueshme, ju jam mirënjohëse!”, ka shkruar Grainca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në…