Reagon presidentja pas identifikimit të dy shqiptarëve në varrezën masive në Kizevak të Serbisë

07 prill 2021 | 15:00

Në një varrezë masive në Kizevak të Serbisë janë identifikuar trupat e dy shqiptarëve nga Kosova. Në lidhje me këtë ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se nuk do të pushojnë së luftuari për drejtësi dhe së kërkuari vendndodhjen e personave tanë të zhdukur.

“Nuk ka asnjë familje të vetme në Kosovë që nuk është prekur nga krimet e tmerrshme të Serbisë. Pikërisht për këtë arsye sa herë që shohim lajme si këto, të gjithë ndiejmë dhimbjen e familjeve të përfshira. Ne kurrë nuk do të pushojmë së luftuari për drejtësi dhe së kërkuari vendndodhjen e personave tanë të zhdukur”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të diskutuar gjendjen aktuale në arsim dhe hapat që…