Konjufca e Minxhozi diskutojnë për intensifikimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

07 prill 2021 | 15:30

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ky i fundit e ka uruar kryeparlamentarin Konjufca për detyrën e re në krye të Kuvendit të Kosovës, sidomos rëndësinë e konstituimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Siç njofton zyra për media e Kuvendit, në takim është biseduar për përpjekjet e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë, me ç’rast Konjufca ka falënderuar ambasadorin Minxhozi për ndihmën të cilën Shqipëria i ka ofruar Kosovës.

“Bashkëbiseduesit gjithashtu kanë shfaqur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha sferat, si dhe nevojën e mbështetjes së Kosovës në proceset e anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtar. Duke folur për aktualitetin politik në Shqipëri, Konjufca ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 25 prillit dhe uroi që procesi zgjedhor dhe konstituimi i institucioneve të reja të kalojnë në frymë sa më demokratike”, është theksuar në njoftimin për media.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së…