Ramadani zbulon arsyen e humbjes nga Llapi

07 prill 2021 | 17:44

Prishtina u mposht nga Llapi në “Fadil Vokrri” në kuadër të gjysmëfinales në Kupën e Kosovës.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-3. Ahmed Januzi realizoi dy gola dhe një gol e shënoi Kushtrim Shabani.

Golat për Prishtinën i shënuan Albin Prapashtica dhe në fund të ndeshjes Mërgim Pefqeli. Pas ndeshjes është deklaruar kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani.

“Llapi nuk ndryshoi, por ndryshuam ne. Ne kishim shumë mungesa. E dhamë maksimumin në Suharekë. Një humbje e dhimbshme, por e dinimin se do të jetë vështirë t’i mbajmë dy fronte. Kemi edhe 90 minuta, ende s’jemi eliminuar nga Kupa. Duhet të harrojmë këtë humbje. Duhet ta menaxhojmë mirë gjendjen e futbollistëve. Duhet t’ia lëmë kohës të shohim nëse jemi në luftë për dy tituj. Po të kishim disa lojtarë, do të ishim ndryshe sot”, ka thënë Zekirija Ramadani, trajner i Prishtinës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, në një…