Vitia: E kuptojmë kritikën për masat, por qëllimi është ruajtja e shëndetit të qytetarëve
07 prill 2021
| 19:46
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat anti-Covid në nivel individual, në mënyrë që të ndërprehet zinxhiri i përhapjes së infeksionit.
Ai gjatë një konference për media, ka thënë Qeveria po punon pandërprerë të sigurojë sa më shumë vaksina.
Ai gjithashtu ka theksuar se po punojmë për rritjen e kapacitetit të shërbimeve në spitale.
“E kuptojmë kritikën për masat sepse gjendja është e rënduar sa i përket ekonomisë. Jemi të vetëdijshëm në vështirësitë e këtyre sektorëve por qëllimi ynë është ruajtja e shëndetit të qytetarëve tanë”, është shprehur Vitia.