Presidentja Osmani zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Sllovenisë

08 prill 2021 | 13:59

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor nga i cili pranoi urime të përzemërta për zgjedhjen e saj presidente e Republikës së Kosovës.

Të dyja palët theksuan veçantinë dhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve, duke konfirmuar gatishmërinë për avancim tutje të tyre, posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë.

“Presidentja Osmani theksoi se mbështetja e miqve tanë është më e rëndësishme se kurrë, me ç’rast u diskutua për bashkëpunim në drejtim të sigurimit të vaksinave dhe shkëmbimin e eksperiencave për menaxhim të suksesshëm të pandemisë. Ndërkaq presidenti Pahor e ftoi presidenten Osmani në Samitin e procesit të Brdo-Brijunit, gjersa presidentja Osmani, gjithashtu i bëri ftesë presidentit Pahor për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
 Boksieri shqiptar Florian Marku, i ka dërguar një “selam” boksierit…