Rihapet Aeroporti i Tiranës për fluturime esenciale

08 prill 2021 | 15:30

Në Shqipëri janë zhbllokuar fluturimet esenciale për ditën e enjte, ndërsa nga dita e premte do të vazhdojnë edhe ato komerciale. Fluturimet në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit “Nënë Tereza” kanë mbetur të bllokuara nga mëngjesi i së mërkurës, si pasojë e pezullimit të punës nga kontrollorët ajrorë të kompanisë private “Albcontrol”, që menaxhon kontrollin e fluturimeve.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në konferencën për mediat nga aeroporti i Rinasit sqaroi se fluturimet esenciale – fluturimet humanitare, emergjente, shëndetësore, diplomatike, shtetërore dhe ushtarake do të nisin ditën e sotme (8 prill).

“Ju njoftoj që kemi arritur që me një përpjekje shumë të madhe gjatë natës së mbrëmshme të ruajmë sasinë e vaksinave, të konsiderueshme që duhet të vinte dje në Shqipëri por që është bllokuar për shkak të kësaj greve të paligjshme dhe do të vijë sot rreth orës 3 pasdite ku më pas do të fillojë shpërndarja ashtu siç ishte planifikuar”, tha Balluku. Ministrja informoi qytetarët që do të jetë e pamundur që të kemi fluturime të aviacionit civil por tha se po punohet për gjetjen e një zgjidhje e cila do të mitigohet ditën e nesërme.

“Nesër që nga orët e para të mëngjesit dhe gjatë gjithë ditës do fillojmë të kemi operime normale në aeroportin e Rinasit për të gjithë udhëtarët e fluturimeve komerciale”, shpjegoi ministrja Balluku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se “sigurimi…